Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dortmundi fiton minimalisht te Augsburgu

NULL NULL
31.10.2025 23:10

Borussia Dortmund ka fituar ngushtë ndaj Augsburgut, 0-1, në ndeshjen hapëse të xhiros së nëntë të Bundesligës.

Serhouy Guirassy realizoi për mysafirët në minutën e 37-të dhe kaq mjaftoi që Bletët t’i arkëtojnë tri pikë.

Për Augsburgun luajti edhe Elvis Rexhbecaj, që për 90 minuta regjistroi një karton të verdhë.

Me këtë fitore Dortmundi numëron 20 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Bayern Muncheni që zë të parin me një lojë më pak të zhvilluar.

lajme të ngjashme