Dortmundi, finalisti i parë i Championsit – fiton edhe në Paris NULL NULL 07.05.2024 22:56 07.05.2024 22:56 Dortmundi ka kaluar në finale të Champions League, pasi ka mposhtur PSG-në me rezultat 0-1 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales. Pjesa e parë është mbyllur pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, Hummels ia dha epërsinë Dortmundit. Në vazhdim, Parisi vazhdoi të sulmonte por nuk arriti që të depërtonte mbrojtjen e ngjeshur të Dortmundit, njofton Klankosova.tv. Gjermanët e kishin fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat të njëjtë, ku rezultati përfundimtar është 0-2 në favor të Dortmundit. Nesër do të kuptohet edhe ekipi tjetër që do t’i bashkohet Dortmundit në finale, e që do të përcaktohet nga sfida Real Madrid – Bayern Munich.