Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dortmundi e lëshon fitoren nga dora në fund të takimit

NULL NULL
15.04.2023 17:36

Stuttgarti dhe Dortmundi kanë barazuar në një ndeshje që prodhoi plotë gjashtë gola, në kuadër të xhiros së 28-të në Bundesliga.

Serinë e golave e nisi Sebastian Haller, në minutën e 26’. Shtatë minuta më voënë Dany Malen dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Stuttgarti u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin. Fillimisht realizoi Tanguy Coulibaly, në minutën e 78’. Vetëm gjashtë minuta më vonë Josha Vagnman barazoi rezultatin në 2-2.

Në kohën shtesë u realizuan dy gola. Fillimisht Giovanni Reyna e kaloi në epërsi Dortmundin, por Stuttgarti e barazoi rezultatin edhe njëherë, me anë të Silas.

Dortmundi pas barazimit mbetet në vendin e dytë me 57 pikë, pas 28 ndeshjeve, dy pikë larg Bayernit, që është në në vendin e parë. /Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.