Dortmundi dhe Atletico publikojnë formacionet zyrtare NULL NULL 16.04.2024 20:43 16.04.2024 20:43 Borussia Dortmundi dhe Atletico Madridi, do të ballafaqohen në kuadër të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park”, duke nisur nga ora 21:00. Në sfidën e parë, Atletico ka triumfuar me rezultat 2-1, dhe do të synojë që mbajë këtë rezultat. Ndërsa, Dortmundi me terrenin vendas do të shikojë që të kthejë rezultatin në favor të vetin dhe të synojë fitoren. Dy trajnerët tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.