Dortmund afër një transferimi me kosto zero NULL NULL nga Shpend Spahija 01.03.2023 09:58 nga Shpend Spahija 01.03.2023 09:58 Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me Daichi Kamada, shkruan gazetari Fabrizio Romano. Mesfushorit ofanziv i skadon kontrata me Eintracht Frankfurt më 30 qershor 2023 dhe pas kësaj date Dortmund do ta transferojë japonezin pa asnjë shpenzim. 26 vjeçari në këtë sezon në të gjitha garat ka 31 ndeshje, ku ka regjistruar 13 gola dhe 5 asistime.