Dorëzohet ylli i NBA, vaksinohet pas një refuzimi të zëshëm NULL NULL 04.10.2021 20:25 04.10.2021 20:25 Andrew Wiggins, i cili refuzoi ta marrë vaksinën kundër COVID-19, e mori vendimin e madh dhe u vaksinua. Ylli 26-vjeçar i NBA do t’i duhej të humbiste çdo lojë të Golden State Warriors këtë sezon sepse Departamenti i Shëndetit Publik në San Francisko tani kërkon që të gjithë që marrin pjesë në ngjarje të mbyllura të jenë plotësisht të vaksinuar. Kjo do të thotë se ai nuk do të kishte qenë në gjendje të merrte pjesë në asnjë lojë NBA për ekipin e tij vendas. “Andrew u vaksinua,” konfirmoi trajneri Steve Kerr këtë javë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.