Dorëzohen Sokoli, Begu dhe Malisheva NULL NULL 10.05.2015 13:27 10.05.2015 13:27 – Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën mbrëma i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë se Muhamet Krasniqi – Malisheva është i plagosur, ndërsa në grupin e katër të dorëzuarve të parë, ka edhe të tjerë. Megjithatë, raporton KOHA, zyrtarë të lartë të policisë tregojnë se i vetmi që nuk ka pranuar dorëzimin është Mirsad Ndrecaj i njohur me emrin NATO. Aktualisht, thonë zyrtarë të MPB-së, vazhdon aksioni në Kumanovë për zbulimin e vendndodhjes së Ndrecajt në këtë lagje të Kumanovës. Ndryshe, në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës./Zhurnal *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025