Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëhiqet u.d drejtori i Onkologjisë, Arben Bislimi

NULL NULL
25.01.2023 15:38

Ka dhënë dorëheqje ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi.

Kjo është  konfirmuar për Klankosova.tv nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Edhe paraardhësi i Bislimit, Ardian Mullaku kishte dhënë dorëheqje, ani pse ishte zgjedhur drejtor me konkurstë rregullt, njofton Klankosova.tv.

 

 

 

lajme të ngjashme