Dorëhiqet trajneri i Lirisë NULL NULL 07.10.2024 14:45 07.10.2024 14:45 Trajneri i KF Lirisë, Granit Begolli, ka dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të dobëta. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një postimi në Facebook. “Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij”. Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.