Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëhiqet ministri grek i Transportit pas aksidentit me 36 të vdekur (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2023 15:52

Ka dhënë dorëheqje ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis, pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave që la 36 të vdekur.

Ai deklaroi  se ishte “detyra” e tij të tërhiqej nga ky post “si një tregues themelor i respektit për t’i kujtuar njerëzit që vdiqën kaq padrejtësisht”.

Shkaku i përplasjes afër Vale të Tempe, rreth 380 kilometra në veri të Athinës, nuk ishte menjëherë i qartë, por drejtuesi i stacionit në qytetin e afërt të Larissa u arrestua, transmeton Klankosova.tv.

Dy njerëz të tjerë janë ndaluar për t’u marrë në pyetje, raporton Associated Press.

Është e paqartë se me çfarë shpejtësie të dy trenat po udhëtonin kur u përplasën me njëri-tjetrin pak para mesnatës së të martës, por transmetuesi shtetëror Ert tha se po lëvizte me më shumë se 140 kilometra në orë, transmeton Klankosova.tv.

https://apnews.com/article/greece-train-crash-athens-deadly-accident-ce2d6d2f643deaf7afb389d290b597a4?utm_source=homepage&utm_medium=TopNews&utm_campaign=position_01

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.