Dorëhiqet kryeministrja e Danimarkës pas humbjes në zgjedhje NULL NULL 25.03.2026 12:19 25.03.2026 12:19 Kryeministrja daneze Mette Frederiksen i paraqiti të mërkurën dorëheqjen e qeverisë së saj mbretit, pasi koalicioni i saj trepartiak pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e përgjithshme. Kjo u bë e ditur përmes një deklarate nga pallati mbretëror. Partitë janë gati të nisin negociata potencialisht të vështira dhe të gjata për të përcaktuar nëse qeveria e ardhshme do të formohet nga Frederiksen apo nga një udhëheqës tjetër partie, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.