Dorëhiqet drejtori për arsimin në Fushë Kosovë NULL NULL 05.03.2021 13:09 05.03.2021 13:09 Drejtori komunal për arsim në Fushë Kosovë, Islam Shabani, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga ky post. Ai për arsye ka cekur mospajtimet e tij me kryetarin e kësaj komune, Burim Berishën, por nuk i ka cekur se cilat janë ato. “Arsye janë mospajtimet e mia me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës për gjendjen e krijuar në arsimin e komunës sonë”, shkruan Shabani. “Vazhdimi i punës së mëtejme thjesht ka qenë i pamundur. Për shkak të situatës aktuale dhe keqkuptimeve të mundshme, arsyet më të detajshme do t’i sqaroj më vonë”.