Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëheqja misterioze e Arben Ndokës

NULL NULL
15.10.2015 14:35

Edhe pse ka dhënë dorëheqjen më shumë se një muaj më parë, Arben Ndoka në fakt vazhdon të mbetet deputet.

Prej ditësh në media po flitet për disa manovra të Partisë Socialiste për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm për Ndokën, në një listë me kaq shumë probleme si ajo e qarkut të Lezhës.

Megjithatë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zbuloi gjatë seancës së sotme se në fakt nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për dorëheqje në Kuvend.

“Një deputet në burg dhe tjetri që deklaron publikisht se e dha dorëheqjen, por nuk është depozituar asnjë dorëheqje! Kjo çështje është shumë më e madhe se dorëheqja. A ka ndodhur ndonjëherë që në Kuvendin e Shqipërisë të deklarohet dhe të mos depozitohet dorëheqja?!” tha ajo.

Ndërkohë burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thanë për News24 se nuk është depozituar asnjë kërkesë dorëheqje nga ana e Arben Ndokës.

Sipas këtij televizioni, letra e dorëheqjes e Ndokës është dorëzuar vetëm tek selia e PS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.