Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doohan më i shpejti në kualifikimet e Formula 2

NULL NULL
nga Naim Selmani 21.07.2023 19:38

Piloti britanik Jack Doohan pas një beteje të fortë në kualifikimet e kategorisë Formula 2 arriti të sigurojë pozitën e parë startuese.

Megjithatë për ta arritur këtë atij iu desh të luftojë deri në sekondat e fundit të kualifikimeve shkaku i konkurrencës së fortë në Hungari, përcjell klankosova.tv.

Doohan e regjistroi kohën 1:27.676 duke arritur “pole position” për herë të parë këtë sezon.

Britaniku në këtë formë ia mohoi francezit Victor Martins mundësinë që të arrijë pozitën e parë startuese për herë të tretë rresht.

Teksa lideri i kampionatit Fredrik Vesti me ekipin Prema Racing doli i treti.

lajme të ngjashme