Doohan e arrin fitoren e parë të sezonit në F2 NULL NULL nga Naim Selmani 23.07.2023 12:28 nga Naim Selmani 23.07.2023 12:28 Piloti australian Jack Doohan të dielën e ka shijuar fitoren e parë këtë sezon në garat e kategorisë Formula 2. Ai këtë e bëri me shumë stil duke nis nga pozita e parë startuese dhe më pas duke e dominuar të gjithë garën në Hungari përcjell klankosova.tv. Gjatë 37 xhirove të zhvilluar në shtegun Hungaroring, Doohan gjithnjë ishte në epërsi të madhe ndaj pozitës së dytë. 20 vjeçari me këtë rast e la pas vetes liderin e kampionatit të Formula 2, danezin Fredrik Vesti. E paraqitje fantastike pati edhe piloti francez Victor Martins me ekipin Art Grand Prix që doli i treti. Për të ky është podiumi i 6-të në sezonin e tij debutues në Formula 2.