“Don’t Look Up” thyen rekorde shikueshmërie në Netflix një javë pas publikimit NULL NULL 08.01.2022 22:59 08.01.2022 22:59 Satira e Adam McKay për ndryshimet klimatike Don’t Look Up zyrtarisht ka thyer rekord. Sipas Netflix, filmi arriti rekord për numrin më të madh të orëve që është parë një film në Netflix në një javë. Filmi, që u publikua më 24 dhjetor, u shikua për 152.59 milionë orë në javën që përfundon më 2 janar, raportoi kompania. Vetëm 10 ditë pasi u publikua, ai u rendit i pari në renditjen javore 10 më të mirët të kompanisë për dy javë rresht dhe arriti në vendin e tretë në listën e filmave më të njohur për gjuhën angleze, e cila bazohet në numrin e orëve të filmaven të parë në 28 ditët e para në platformën e transmetimit. Leonardo DiCaprio, Jennifer Lawrence dhe Meryl Streep janë mes kastit të “Don’t Look Up”, një satirë në të cilën dy shkencëtarë përpiqen të paralajmërojnë Shtetet e Bashkuara se një kometë është në rrugën e saj për t’u përplasur në Tokë dhe përballen me mohim e polemika politike. Filmi u drejtua nga Adam McKay, shkruan Thehill, raporton Klankosova.tv. “Jam i befasuar nga kjo,” shkroi McKay në Twitter në përgjigje të lajmit. Netflix filloi të renditte përmbajtjen e tij sipas numrit total të orëve të shikuara në nëntor 2020, sipas The Wall Street Journal. Vendimi erdhi pas ankesave për mungesë transparence me investitorët dhe shikuesit e kompanisë.