Donfried dhe Escobar takojnë Ramën në Tiranë NULL NULL 29.04.2022 09:54 29.04.2022 09:54 Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried ka nisur takimin me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të vizitës që po zhvillon në Tiranë. Diplomatja amerikane shoqërohet edhe nga ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim si dhe nga i deleguari i ShBA për Ballkanin, Gabriel Escobar. Në përfundim të takimit me Ramën, nuk është parashikuar një dalje për mediat e diplomates amerikane, por pritet të ketë një reagim nga kreu i qeverisë. Më pas, zyrtarja e lartë e DASH do të takojë edhe kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeajn dhe deputeten demokrate Jorida Tabaku, njofton tvklan.