Donaldi shpalos gjithçka për filmin “5 herë jo” tek Ora e Pasdites (VIDEO) NULL NULL 21.12.2023 18:55 21.12.2023 18:55 Sot, tek emisioni “Ora e Pasdites” i ftuar ishte Donald Veshaj, në intervistën e tij të parë për një medium në Kosovë. Ai bashkë me moderatoren Njomza Aliu-Kajtazi foli rreth filmit “5 herë jo”, për propozimin që i bëri Borës në premierën e filmit, si dhe për shumë çështje të tjera. “Filmi ‘5 herë jo’ është një komendi romantike. Ka qenë një ide e jona, që Bora në film të ishte një producente televizive, kurse unë të isha një regjisor që jetoj në Vjenë në Austri. Ne kemi xhiruar në det, kemi xhiruar në mal, në ishull, kemi xhiruar në Vjenë dhe Austri, ka qenë një punë jashtëzakonisht shumë e madhe dhe shumë sfiduese për të gjithë, për ne aktorët, për ne si producent për mua dhe Borën, për regjisorin dhe të gjithë ata që kanë punuar”, ka thënë ai. “Unë e dija kapacitetin e Borës dhe aftësinë e saj, por më ka befasuar me të vërtetë sepse atë rolin e saj e ka bërë shumë mirë, është futur në atë lëkurën e personazhit dhe është shumë natyrale. ‘5 herë jo’ e kemi vendosur bashkërisht, sepse ka të bëjë me refuzime dhe 5 është një numër që ne e kemi shumë për zemër”, u shpreh Donaldi. Donaldi dhe Njomza më tutje bashkëbiseduan edhe për propozimin e tij që ia ka bërë Borës në premierë. Ai tha: “Unë e kam planifikuar që në verë në korrik, ka qenë shumë emocionuese për mua, sepse gjithmonë e kam menduar këtë pjesën e propozimit, se është diçka e madhe që ti të ulesh në gjunjë përpara një vajze, që t’i kërkosh dorën për martesë, është një moment kulmor në jetë, unë të tillë e vlerësoj, ishte shumë e çuditshme shumë emocion i çuditshëm”. Unë vërtetë kisha më shumë emocion për propozimin, se sa për fjalimin ose prezantimin e filmit atë natë. Gjithë njerëzit që më thoshin përpara se ne të dilnim te përshëndetja aty tek të ftuarit që ishin ulur në sallën e kinemasë, më thoshin aktorët po ti çka ke, pse ke kaq emocione se ti nuk ke emocione kur del në publik, thosha me vete ta dini ju çfarë do bëhet pas pak”. Për ta shikuar më shumë se çfarë tha Donaldi, atëherë klikoni tek linku i mëposhtëm.