Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donald Trump thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet me të

NULL NULL
11.08.2019 19:45

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që të fillojnë negociatat,pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Këtë e bëri të ditur Trump me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ai tha se Kim u deklarua kështu me anë të një letre të cilën ia dërgoi.

“Ishte gjithashtu një kërkim falje e vogël për testimin e raketave me rreze të shkurtër, ai  se ky testim do të ndalet kur të përfundojnë ushtrimet”, ka shkruar Trump.

Koreja Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.