Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Donald Trump “selam” FIFA-s dhe UEFA-s

NULL NULL
30.09.2025 18:30

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump para dy ditësh potencoi faktin që dëshiron ta shohë Izraelin në Botërorin e vitit 2026 në futboll, event ky që do të organizohet pjesërisht nga ShBA-të.

Ky deklarim erdhi pas spekulimeve të fundit, që kombëtarja e Izraelit dhe klubet e ligës izraelite, mund të përjashtohen nga eventet që organizohen nga FIFA dhe UEFA, pas kërkeses së shume federatave të ndryshme evropiane.

Mirëpo as UEFA e as FIFA nuk kanë marrë ende ndonjë vendim për masa ndëshkuese ndaj Izraelit. Media izraelite “Ynet”, raporton që komiteti ekzekutiv i UEFA-së, nuk ka mbajtur apo nuk ka planifikuar për një mbledhje të kësaj natyre.

Krejt ky shqetësim vjen si pasojë e shumë protestave në sporte të ndryshme, e veçanërisht incidenteve që ndodhën në “Vuelta”, garën e çiklizmit që zhvillohet në Spanjë, në mbështetje të Gazës.

Mirëpo duket që fjalimi i Trumpit, sikur ka pasur ndikim në instancat më të larta të futbollit, të cilat kanë mbetur të heshtura për çështjen e Izraelit.

lajme të ngjashme