Donald Trump rikthen gjendjen emergjente në SHBA, përdor veton e parë të presidencës NULL NULL 15.03.2019 21:04 15.03.2019 21:04 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përdorur veton e parë të presidencës së tij. Ai me këtë vendim ka hedhur poshtë rezolutën e dhënë dje, e cila i kishte ndërprerë deklaratën kombëtare të Donald Trump për gjendje emergjente për çështjen e ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën, njofton Klan Kosova. Senati Amerikan një ditë më parë ka votuar që t’i jepet fund gjendjes emergjente të shpallur nga Presidenti Donald Trump. Trump kishte kërkuar që të lëshohen më shumë mjete financiare për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.