Don Lush Gjergji viziton BIK-un, uron festën e Kurban Bajramit NULL NULL 11.08.2019 09:27 11.08.2019 09:27 Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Bashkësinë Islame e ka vizituar Don Lush Gjergji në emër të Ipeshkvisë së Kosovës. Me këtë rast, ai uroi gjithë besimtarët për këtë festë, derisa tha se feja shndërrohet në veprim përmes flijimit dhe dashurisë. “Kemi ardhur tek vëllezërit shqiptarë të përkatësisë myslimane. Në emër të bashkësisë krishtere, ua urojmë Kurban Bajramin. Festë kjo që na përkujton burimin e përbashkët të fesë krishtere, islame e hebrahike. Tek thelbi i Abrahamit që deshi ta sakrifikojë të birin e tij”. Don Lush Gjergji ishte edhe vizitori i parë sot në BIK, ku po bëhen pritjet me rastin e festës së Kurban Bajramit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë