Doli pozitiv me COVID-19, të nesërmen u bë milioner NULL NULL 22.01.2022 10:17 22.01.2022 10:17 Një shofer i porosive po feston një fitim të madh prej 1 milion e 200 mijë eurosh në lotari – vetëm një ditë pasi u rezultoi pozitiv me COVID-19. Mark Francis ishte duke shikuar TV, kur vendosi të kontrollonte emailet e tij për numrat e tij të lotarisë. Por ai mbeti i hutuar kur pa se kishte shpresa për të fituar në EuroMillions UK Millionaire Maker. Ai thirri me shpejtësi kompaninë e lotarisë dhe dëgjoi fjalët magjike: “Po zoti Francis, ju jeni një milioner”. “Gruaja në telefon heshti për një kohë të gjatë dhe më pas tha: ‘Po zoti Francis, ju jeni një milioner’. As që më kujtohet se çfarë u përgjigja. Është e gjitha një turbullirë”, tha 49-vjeçari, i cili vjen nga Swansea, Uellsi i Jugut. Milioneri i ri i kaloi ditët e tij në izolim duke kërkuar një shtëpi të re në internet pasi informoi familjen e tij të ngushtë për fitoren. Marku dhe gruaja e tij kanë katër fëmijë dhe pesë nipër e mbesa. Ai tashmë ka blerë një Audi Q5, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv. “Ne po planifikojmë të ndihmojmë familjen me para dhe të blejmë shtëpinë me një kopsht të bukur”, tha fituesi i lotarisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.