Dokumentacioni kadastral i Teatrit Kombëtar të Kosovës gjendet në Serbi? (VIDEO) NULL NULL 20.06.2025 19:27 20.06.2025 19:27 “Drejtor në ekzil”. Kështu e quan me ironi veten drejtori gjeneral i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti. Ai u zgjodh në këtë post në prill të 2022-ës, tre muaj pa u mbyllur teatri, dhe është drejtori i parë i këtij institucioni në mandatin e të cilit nuk u luajt asnjë shfaqje në objektin e teatrit. Sado që është i kënaqur me projektin për restaurimin dhe konservimin e Teatrit, aktori nuk ka shpresa që renovimi do të realizohet në kohë, raporton Kiks Kosova. Në mesin e pengesave që u paraqitën gjatë këtij projekti, ai thotë se kanë qenë pretendimet e disa bizneseve dhe qytetarëve se gjoja kanë hise në pronën e teatrit. Në kontest pronësor, sipas tij, Teatri është edhe me Komunën e Prishtinës. Deri në finalizimin e punimeve, Teatri po funksionon në një sallë të vetme në Pallatin e Rinisë, e cila nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për një sallë teatri kombëtar. Zhvendosja ka krijuar kosto shtesë, por e njëjta Sheremeti thotë se është mbuluar nga Ministria. Megjithatë, çdo cent i shpenzuar për Teatrin, drejtori thotë se ia ka vlejtur. Për fatin e mirë të aktorëve dhe artdashësve, me gjithë mungesat e vështirësitë, Teatri Kombëtar i Kosovës nuk e ndali aktivitetin për këto tri vjet. Për çdo vit, me vetëm një sallë me qira, ky institucion arriti të organizojë 175 aktivitete, shfaqje të mëdha e të vogla, dhe për to të shpërblehet edhe me çmime. I pari i Teatrit thotë se publiku nuk e braktisi teatrin dhe biletat për shfaqje vazhdojnë të jenë përherë “sold out”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 4 orë më parë