Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doktori i shkencës së “Ukshin Hoti” me shumë gabime drejtshkrimore në pak rreshta

NULL NULL
05.12.2020 15:59

Ushtruesi i detyrës së dekanit, Safet Krasniqi, në Fakultetin Juridik të Prizrenit “Ukshin Hoti” në një shkresë drejtuar Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës ka shumë gabime drejtshkrimore.

Për këta pak rreshta të stërngarkuar nga gabimet kanë reaguar edhe studentët e këtij universiteti, njofton Klan Kosova.

Kërkesa e Fakultetit Juridik të Prizrenit drejtuar Komisionit të Arsimit ishte për pranimin e studentëve me korrespodencë.

Nga 180 studentë sa janë pranuar në nivelin Bachelor, Krasniqi ka kërkuar që të shtohen vendet edhe për 37.

Megjithë gabimet, Krasniqi në fund të kërkesës i ka vendosur edhe titujt akademikë që mban.

Kjo është letra që e kanë shpërndarë studentët:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.