Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dogana, me aplikacion që verifikon kilometrat e makinave (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 28.12.2021 20:16

Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin e-Dogana, përmes të cilit, mund të raportoni korrupsionin, kontrabandën e parregullsi të tjera.

Në këtë aplikacion ju mund t’i shihni edhe të gjitha të dhënat e nevojshme për kilometrat e kaluara për veturën e re që planifikoni ta blini, njofton Klan Kosova.

“Tregohet statusi i veturës a është i zhdoganuar apo është në depo doganore si dhe shfaqen kilometrat, të cilat i ka prezantuar vetura me rastin e zhdoganimit”, thotë Ilir Morina, zyrtar i lartë i Doganës.

Aplikacioni, në rast të raportimit të ndonjë parregullsie, nuk i merr të dhënat e ndjeshme të raportuesit, vetëm në rast se ai dëshiron t’i lë me vetëdëshirë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.