Dogana kap 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë NULL NULL 27.06.2025 13:44 27.06.2025 13:44 Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka kapur 55 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës, të cilat ishin fshehur në trupin e drejtuesit të automjetit dhe të pasagjerit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të Kosovës, njofton Klankosova.tv. Automjeti ishte selektuar për kontroll të dytë pasi udhëtarët kishin bërë deklarim negativ. Pas zbulimit të shumës, autoritetet ndërmorën veprimet procedurale, duke konfiskuar 25% të parave, ndërsa pjesa tjetër u ndalua përkohësisht deri në përfundim të hetimeve. “Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës dhe bart më shumë se 10,000 euro, është i obliguar të deklarojë shumën konform legjislacionit në fuqi. Mosdeklarimi përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave ndëshkuese”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Elezi liston tri arsye pse situata për Vidovdanin këtë vit është më e ndjeshme (VIDEO) 5 orë më parë