Dogana e Kosovës me aksion të suksesshëm për kapjen e mallrave të kontrabanduar NULL NULL 01.06.2016 15:56 01.06.2016 15:56 Njësitet e Doganës në kuadër të aktivitetit anti-kontrabandë duke targetuar kontrabandimin e tekstil (markave të mbrojtura) kanë zhvilluar aktivitete dhe aksione të cilat kanë rezultuar me kapjen dhe identifikimin e kontrabandistëve, në këto aksione ka asistuar edhe Policia e Kosovës. Fillimisht aksioni është zhvilluar në regjionin e Prishtinës dhe ka filluar me datën 26 maj ku është arritur të kapet një furgon me veshmbathje të kontrabanduara. Derisa aksioni i radhës është zhvilluar në magjistralen Ferizaj Prishtinë ku është kapur vetura e radhës me tekstil të kontrbanduar. Derisa dje është kapur një furgon i cili po ashtu kishte mallra të kontrbanduara. Në të gjitha raste mallrat janë konfiskuar (mbi 10,000 copë) së bashku me automjetet transportuese (3 copë) derisa kundër dyshuarve dogana ka filluar hetimet për kontrabandim mallrash, njoftohet në një komunikatë të Doganave të Kosovës, përcjellë Klan Kosova. Në vijim një pjesë nga lista e mallrave të kapuara. Emërtimi i Mallit Total/ Copë Vërejtje Patika NIKE 71 Modele te ndryshme Patika ADIDAS 307 Modele te ndryshme Mbulese koke (Hixhab) –shami ½ 310 Marka Fidebs Canta krahu nga skaji per femra 140 Modele te ndryshme Farmerka ARMANI Jeans 71 Për të rritur Farmerka ARMIN JACK 16 Për të rritur Farmerka Levis Strauss 501 48 Për të rritur Farmerka CASTINO Ëears Jeans 24 Për të rritur Veshje sportive te Kombëtares se Shqiperis ½ (poshtat dhe e larta) për fëmijë 1032 Per fëmije Fustan te Grave te gjate 150 Veshje Islame Maica Philip Plein 200 Për të rritur Maica Versace 160 Për të rritur Maica Polo Ralf Lauren 255 Për të rritur Maica DS Quared 75 Për të rritur Maica Diesel 50 Për të rritur Helanka dhe badi ½ seti NIKE 110 E larta me krah te shkurte per te rritur Hellanka dhe badi ½ seti ADIDAS 40 E larta me krah te shkurte per te rritur Farmerka DZJ 68 Për të rritur Maica NIKE 180 Për të rritur Maica Tomy Hilfiger 100 Për të rritur Maica BOSS 100 Për të rritur Maica Polo Ralf Lauren (me jakë) 52 Për të rritur Hellanke per femije 400 Për të rritur Maica per femra 308 Për të rritur Bluze verore per femra 200 Për të rritur Kemisha Polo Ralf Lauren 30 Për të rritur Kemisha Tomy Hilfiger 100 Për të rritur Kemisha ARMANI 40 Për të rritur Veshje sportive te kombëtares se Shqipërisë (vetëm e larta) 300 Për të rritur Shami koke 1800 Për të rritur *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 2 orë më parë