Doc Rivers pranon të bëhet trajner i Milwaukee Bucks NULL NULL 24.01.2024 18:32 24.01.2024 18:32 Doc Rivers ka pranuar të bëhet trajner i Milwaukee Bucks. Së fundmi, klubi nga Wisconsini shkarkoi trajnerin Adrian Griffin pas 43 ndeshjesh dhe kishin njoftuar që po kërkojnë një trajner të ri. Ndërkaq tani CNN ka marrë vesh nga burimet e veta që trajneri që bëri kampionë Boston Celticsat më 2008 do të marrë timonin e këtij klubi. Ai më parë ka shërbyer si trajner edhe për Los Angeles Clippers, Orlando Magic dhe Philadelphia 76ers.