Dobra i MPB-së: Ulja e pagave nis vitin tjetër (VIDEO) NULL NULL 01.02.2023 18:48 01.02.2023 18:48 Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka thënë se me ligjin e ri të pagave, pagat nuk zbriten këtë vit. Ai tha se vitin e parë, në rastet kur parashihet të ketë ulje, pagat nuk do të zbriten në vitin 2022. “Me këtë ligj që është miratuar në kuvend e që hyn në fuqi më 5 shkurt, nuk zbriten pagat menjëherë. Vitin e parë do ta marrin pagën e njëjtë sic e kanë marrë në vitin 2022, nuk zbritet asnjë pagë”. “Ndërsa, në vitin e dytë është 50 për qind dallimi në mes pagës që e kanë marrë dhe atë që duhet të marrin me ligjin e ri”, është shprehur Dobra në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ai përmendi edhe pagat e sektorit të drejtësisë, për të cilin tha se pagat janë të larta, por jo edhe rezultatet. “Në sektorin e drejtësisë janë mjaftë të larta por rezultatet mundemi që nganjëherë t’i vëmë në studime se a ka pasur rritje në momentin që janë rritur pagat. Pra, a janë rritur proporcionale edhe rezultatet si pagat”, është shprehur Dobra, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 3 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 3 orë më parë