Dobitë nga lulelakra NULL NULL 21.05.2015 10:59 21.05.2015 10:59 Lulelakra nuk përmban aspak yndyrna dhe sodium. Konsumi i regullt i lulelakrës zvogëlon riskun nga një sërë tipesh të kancerit. Lulelakra përmban këto vitamina: B1 (thiamine), B2 (ribaflavin), B3 (niacin), B5 (pantothenic acid),B6 (pyridoxine) dhe B9 (folic acid), gjithashtu përmban dhe minerale e agjente fitokemikale. Janë një burim i mirë i fibrave, proteinave, fosforit, potasiumit dhe shumë vitaminë C. Lulelakra përmban potasium dhe minerale të cilat janë esenciale në zhvillimin e muskujve dhe kockave. Lulelakra përmban përberës të njohur si isothiocynates të cilat pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Konsumi i regullt i saj ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira, kjo se pse permbajnë shumë antioksidante dhe vitaminë C. Lulelakra redukton rrezikun e sëmundjeve të cilat vijnë si pasojë e rritjes së stresit oksidativ duke perfshirë ketu sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Stresi oksidativ është mbingarkesa me molekula te ashtuquajtura radikale te paoksigjenuara të cilat i prodhon vetë trupi. Clirimi i ketyre redukton rezikun nga kanceri ne zorren e trashe, mushkeri, prostate dhe gji (tek femrat). Lulelakra gjithashtu përmban sasi të mëdha të vitaminës K dhe omega 3 acide, të cilat kanë një ndikim të madh ne mbrojtjen nga ndezjet e ndryshme. Gjithashtu si rezultat i kësaj reduktohet rreziku nga sëmundjet si atriti, obeziteti, diabeti, ndezja në zorr dhe kolitet koliti. Ajo gjithashtu ndihmon në uljen e inflamacionit dhe patologjive në venat e gjakut, duke mundësuar një qarkullim të përkryer në të gjithë pjesët e organizmit. Konsumi i lulelakres bënë të mundur furnizimin e trupit me glukosinolate gjë e cila bënë aktivizimin e sistemit detoktifikues te organizmit. Kërkimet kanë treguar se ajo gjithashtu luan një rol të rëndesishme në mbrotje nga lloje të ndryshme të kancerit. Përdorimi i lulelakres i mundëson trupit furnizim me allicine agjent ky i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës, si dhe përmban selenium i cili në kombinim me vitaminen C ndihmon në shtimin e imunitetit dhe mbatjen në nivele normale të kolesterolit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 24 orë më parë
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 2 days