Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Doarsa Kica Xhelili, Vlora Çitaku e Time Kadrijaj – tri gratë që kanë zënë numrat 3 në listat për deputetë

NULL NULL
11.12.2024 20:53

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar këtë të mërkurë listën prej 110 kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Veç saj, listën e kanë publikuar edhe PDK-ja e AAK-ja.

Vlen të theksohet se numrat tre në këto lista janë të “uzurpuara” nga tre gra shumë të njohura për publikun.

Numër tre në listën e LDK-së është deputetja e tanishme e kësaj partie, Doarsa Kica-Xhelili.

Kica-Xhelili gjatë këtij mandati ishte një nga deputetet më të zëshme në Kuvend, teksa në zgjedhjet e fundit i pati marrë afro 11 mijë vota, por në listën LVV-Guxo.

Numër tre, një grua e ka vendosur në listë si kandidate për deputete edhe PDK-ja. Garës për deputete po i hyn pas shumë vitesh, Vlora Çitaku.

Ngjashëm si LDK-ja e PDK-ja, ka vepruar edhe AAK-ja, ku numrin tre në listë si kandidate për deputete ia ka lënë deputetes aktuale, Time Kadrijajt.

Nga LVV-ja ende nuk ka listë publike. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.