“Do të doja t’ia dëgjoja zërin”, vajza e Kurt Cobain me postim prekës NULL NULL 06.04.2024 20:10 06.04.2024 20:10 Frances Bean Cobain ishte vetëm një vjeçare kur babai i saj, Kurt Cobain ndërroi jetë. Në 30 vjetorin e vdekjes së babait të saj, ajo përmes një postimi në rrjetin social, Instagram shkroi se do të donte ta njihte babain e saj. “Do të doja t’ia dëgjoja zërin, ta dija sa i pëlqente kafeja apo si ndihej”, shkroi ajo. Kurt Cobain i la vajzës së tij një mesazh që e kishte shkruar para se ajo të lindte. “Kudo që të shkosh ti apo kudo që të shkoj unë, do të jem gjithmonë me ty”. E, vajza e Cobain shkroi se ai e ka mbajtur atë premtim sepse është i pranishëm me të në shumë mënyra. Ndryshe, legjenda e grupit Nirvana ndërroi jetë më 5 prill të vitit 1994