Do të befasoheni nga njohuritë e tij për Stem, Andi Shyti ka një mesazh edhe për Qeverinë (VIDEO) NULL NULL 06.07.2025 10:40 06.07.2025 10:40 14 vjeçari Andi Shyti ishte pjesë e “Weekend” në Klan Kosova, i cili foli për sukseset e tij në fushën e shkencën dhe teknologjisë si dhe matematikës e letërsisë. Shyti tha se gara në STEM ishte sfidë shumë e madhe për të, por sipas tij me këtë garë u tregua edhe maturia e tij. Ai thotë se është shumë i kënaqur dhe i përmbushur me paraqitjen e tij, duke bërë me dije se ky është vetëm fillimi. “Gara e Stemit ka qenë një sfidë shumë e madhe, por është një sfidë që e ka treguar dijen, inteligjencën dhe maturinë e çdo garuesi”, tha Andi. Anipse hezitoi të përgjigjej lidhur me situatën aktuale politike në vend, Shyti tha se cilado parti që vjen në pushtet duhet ta ketë parim arsimin. “Shteti duhet me u fokusu në mirëqenie, dhe duhet me mbrojtë të drejtat e të gjithëve”, tha ai. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 20 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day