“Do bëni të më shpërthejnë ujërat më herët”, Dafina Zeqiri s’ka lindur ende NULL NULL 25.06.2025 15:40 25.06.2025 15:40 Paraditën e sotme, në disa media rozë u shpërnda lajmi se Dafina Zeqiri kishte sjell në jetë djalin. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur ende pasi këngëtarja vazhdon të jetë shtatzënë. Ka qenë vet artistja e cila ka postuar fotografi në Instagram, duke treguar se procesi i lindjes nuk ka ndodhur ende, njofton Klankosova.tv. “Sipas disa mediave, unë kam lindur tashmë. Ndërkohë foshnja ime është këtu brenda, sikur ende duke u çlodhur. Ju do bëni që të më shpërthejnë ujërat herët”, shkroi ajo ndër të tjerash mbi fotografinë që tregon barkun e rrumbullakosur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.