Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DnV: Në 21% të aktiviteteve politike të VV-së u përdorë gjuhë e urrejtjes

NULL NULL
08.02.2025 15:36

Demokracia në Veprim ka bërë të ditur se për një muaj fushatë zgjedhore gjuhë të urrejtjes më së shumtri ka përdorur Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë për media, Eugen Cakolli, nga DnV-ja ka theksuar se në 21 për qind të aktiviteteve LVV-ja ka përdorur gjuhë të urrejtjes.

“Kjo fushatë është karakterizuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, diskriminuese apo fyese. Pa llogaritur aktivitetet e sotme, në plot 130 aktivitete, apo rreth 1/5 e tubimeve publiket të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe të tillë”.

“Në përqindje, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket aktiviteteve të zhvilluara ku ka pasur gjuhë të urrejtjes – me rreth 21% të aktiviteteve; pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 19% të aktiviteteve; Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18% të aktiviteteve; dhe Partia Demokratike e Kosovës me 14% të aktiviteteve të organizuara, në të cilat ka pasur gjuhë nxitëse apo të urrejtjes”, ka thënë Cakolli. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.