DnV me rekomandime për zgjedhjet e 17 tetorit (VIDEO) NULL NULL 24.07.2021 20:19 24.07.2021 20:19 Demokracia në Veprim ka publikuar disa rekomandime për të përmirësuar procesin zgjedhor të 17 tetorit të këtij viti. Në konferencën e tyre për medie, ata bënë thirrje që subjektet politike të arrijnë marrëveshje parazgjedhore dhe të jenë koalicione të bazuara në programe e jo në pazare publike. Rrezarta Krasniqi, hulumtuese në këtë organizatë, ka thënë se partitë politike duhet t’i japin më shumë hapësirë grave dhe të emërohen sa më shumë nga to për asamblistë dhe kryetare komunash. Ndërsa Eugen Cakolli ka kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, emërimin e dy anëtarëve të mbetur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nga kjo organizatë u tha se këto rekomandime janë të bazuara në parashikime dhe janë për t’i përmirësuar zgjedhjet e treta lokale që do të mbahen që nga shpallja e pavarësisë. Kronikë nga Erza Luzha *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day