DMX anulon koncertet dhe i rikthehet rehabilitimit NULL NULL 13.10.2019 19:27 13.10.2019 19:27 DMX po i rikthehet rehabilitimit. Reperi 48-vjeçar bëri të ditur me anë të Instagramit se i ka anuluar koncertet e tij të ardhshme. “Në angazhimin e tij të vazhdueshëm për ta vendosur në prioritet familjen dhe të qëndruarit esëll, DMX e ka regjistruar veten ne një institucion rehabilitimi”. “Ai kërkon falje për koncertet e anuluara dhe i falënderon fansat për mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në postimin në llogarisë së tij zyrtare në këtë rrjet social. DMX ishte planifikuar të performojë në festivalin Rolling Loud në New York. Ai ka qenë i hapur në lidhje me luftën e tij kundrejt varësisë së drogës ndër vite dhe për të njëjtën arsye i kishte anuluar koncertet edhe në vitin 2017. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.