Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djemtë që gjatë fëmijërisë i ekspozohen ajrit të ndotur, vuajnë nga kujtesa e dobët

NULL NULL
24.05.2019 21:57

Djemtë që iu janë ekspozuar ajrit të ndotur sa ishin në mitër apo edhe në fëmijëri të tyre, mund të kenë aftësi më të këqija të të menduarit dhe kujtesës në punë, thonë shkencëtarët.

Studiuesit vlerësuan ndotësit e vegjël të emetuar nga tymi i naftës, i njohur si PM2.5, tek nxënësit e prekur, njofton Klan Kosova.

Ata gjetën djem të ekspozuar ndaj niveleve më të mëdha të ndotësit të vogël të emetuar nga tymi i naftës në gjendje më të keqe në testet e kujtesës.

Megjithatë, gjetjet nuk vlejnë për vajzat. Studiuesit spanjollë besojnë se kjo mund të jetë sepse ata kanë hormone dhe gjenetikë të ndryshme.

Të dy palët, djemtë dhe vajzat të ekspozuar ndaj ndotjes në mitër dhe gjatë fëmijërisë ishin gjithashtu më pak të aftë të qëndronin të përqendruar në një detyrë të kompjuterizuar.

Shkathtësitë e dobëta të kujtesës së punës mund të ndikojnë në të mësuarit e fëmijëve siç kërkohet në klasë për përqendrim, si dhe në jetën e përditshme, njofton Klan Kosova.

Gjetjet shtojnë dëshmitë në rritje që tregojnë se ndotja e ajrit po kërcënon trurin e fëmijëve dhe funksionin njohës.

Hulumtuesit në Institutin e Shëndetit Global të Barcelonës (ISGlobal) përdorën të dhëna nga 2,221 fëmijë të moshës ndërmjet shtatë dhe dhjetë vjeç, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.