Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djaloshi që theu një artefakt në muze mori një mesazh të veçantë

NULL NULL
09.07.2015 14:39

Stafi i muezut britanik janë duke e kërkuar një djalë të vogël i cili në mënyrë aksidentale e rrëzoi dhe e theu një artefakt vitin e kaluar.

Stafi kanë thënë  një një komunikatë për meda se mendojnë se djaloshi që ishte 4 ose 5 vjeçar u mërzit dhe u dëshpërua shume kur artefakti u thye në 65 pjesë, transmeton Klan Kosova.

Artefakti ishte 221 vjeçar por një punëtor i muzeut e rregulloi atë krejtësisht duke e bërë të duket krejtësisht si e re dhe e pa dëmtuar.

Tash, muzeu po e kërkon djaloshin e vogël për t’i treguar se e kanë rregulluar vazon që është e njohur si “Puzzle Jug”.

“Ne duam ta sigurojmë djalin e vogël se gjithçka është në rregull. Ne duam ta ftojmë atë bashkë me familjen e tij që të kenë një vizitë turistike speciale në Muze dhe që ta shohin vetë vazon e rregulluar” tha zëdhënësi i muezut duke i lutur ata të lajmërohen.

muzeu

lajme të ngjashme