Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali rrëfen si e vrau babain: E godita me një hu dhe shkova të flija

NULL NULL
29.05.2016 11:55

Arban Djaloshi i rrëfeu gjykatësit se si e kishte vrarë babanë e tij, ish –kryeplakun e fshatit, Mirosh Djaloshi në Shkallë të Manzës në Shqipëri.

Ai dha detaje të ngjarjes së ndodhur natën e 18 marsit, përpara shtëpisë së tij.

Një pjesë e dëshmisë së tij, dhënë në seancën gjyqësore që e la atë në burg, së bashku me nënën, është zbardhur nga gazeta Panorma. Arban Djaloshi thotë se ishte babai ai që e kishte sulmuar, pasi e kishte marrë për hajdut.

Dëshmia:

“Unë isha në gjumë atë ditë dhe ishte ora 1 e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës 1 e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë dhe dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës. “Hajde këtu ti hajdut m…”, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste. Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu dhe e godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur. Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhanë dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.