Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali përfundon në QKUK në gjendje jo të mirë, prindërit arrestohen për neglizhencë në Lipjan

NULL NULL
17.03.2026 08:37

Një rast i neglizhencës prindërore është raportuar në Lipjan, ku një i mitur është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Sipas raportit policor, viktima është paraqitur në gjendje jo të mirë shëndetësore, që dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga ana e prindërve të tij.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke arrestuar dy prindërit si të dyshuar për neglizhencë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje, raporton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme