Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Djali i Vokrrit: Futbolli i tejkalon shumë gjëra, kjo është vlera të cilën e ka përçuar babai im

NULL NULL
23.07.2021 18:38

Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit të Kosovës Fadil Vokrri, gjatë zbulimit të shtatores së babait të tij pranë stadiumit në kryeqytet tha se futbolli i tejkalon shumë gjëra duke shtuar se kjo është vlera të cilën e përçonte edhe babai i tij.

Vokrri, që ishte shumë i emocionuar, bëri thirrje që kjo shtatore të shërbejë për gjeneratat e reja si një inspirim se me punë, angazhim dhe vullnet mund të arrihet gjithçka.

“Ky stadium, kjo kombëtare dhe kjo federatë është një realitet i padiskutueshëm që u krijua falë këtij mentaliteti”, tha ai.

Shtatorja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri është përuruar sot pranë stadiumit në Prishtinë që edhe e mban emrin e tij pikërisht në ditën kur ai do të mbushte 61 vjet.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.