Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

DJ me famë botërore shijon pushimet në Shqipëri

NULL NULL
21.08.2024 11:15

DJ me famë botërore, Steve Aoki, i cili numëron plot 11.6 milionë ndjekës në Instagram, ka zgjedhur Shqipërinë për t’i kaluar pushimet verore.

Ai ka ndarë disa fotografi në profilin e tij në Instagram, duke shkruar: “Vetëm unë, deti dhe një nga shpellat më të bukura që kam parë ndonjëherë. Shqipëri, ma more zemrën”.

Aoki ka vendosur edhe lokacionin mbi fotot e shpërndara – duke treguar se shijoi bukuritë mahnitëse të Vlorës, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Steve Aoki (@steveaoki)

Postimin e tij me shumë imazhe dhe video i ka shpërndarë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Instagram, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Nëse nuk e dini, Steven Hiroyuki Aoki është një DJ dhe producent diskografik amerikan. Në vitin 2012, Pollstar e caktoi Aokin si artistin me fitimin më të lartë të muzikës elektronike në Amerikën e Veriut nga turnetë. Në vitin 2024, Gold House e njohu atë si një nga aziatikët më me ndikim në botë.

lajme të ngjashme