Dizajni i ri i Newborn-it përmes fotografive NULL NULL 17.02.2023 13:30 17.02.2023 13:30 Monumenti Newborn, me rastin e Ditës së Pavarësisë, si çdo vit tjetër, ka marrë pamje të re, vetëm se këtë herë, ndryshe nga përvjetorët e tjerë ku u është ndryshuar ngjyra apo kuptimi, kësaj radhe, shkronjave të mëdha u është ndërruar edhe vendi. Nga NEWBORN në NONEWBR, me këto dy shkronja të fundit që thonë “Broken Republic”, e gjitha me kuptimin “Jo një republikë e re e thyer” (bosnjëzim i Kosovës), në kundërshtim të një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, diçka për të cilën po bëhet trysni e madhe nga faktori ndërkombëtar dhe nga vetë Serbia. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti vazhdon të thotë se krijimi i një asociacioni të tillë është i panevojshëm, pasi serbët kanë të drejta të barabarta me komunitetet tjera dhe se krijimi i një asociacioni mono-etnik nuk shkon në frymë me Kushtetutën. Në vazhdim mund të shihni disa fotografi të shkrepura nga kameramani Bleron Llugiqi, që tregojnë pamjen e re të monumentit. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025