Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dizajnerja riciklon çamçakëzët, i transformon në gjëra të përdorshme

NULL NULL
06.03.2018 13:00

Me miliarda të holla shpenzohen në çamçakëzë në mbarë botën për çdo vit, por një shumë e tyre përfundojnë në tokë çdo ditë.

Ndërsa dizajnerja britanike Anna Bullus, ka nisur një mision për të ricikluar çamçakëzët e hedhur në rrugë, duke i transformuar ato në gjësende të përdorshme, njofton Klan Kosova.

Si pjesë e strategjisë së saj, fillimisht Anna krijoi kazane të ndritshme, në formë flluske, të posaçme për hedhjen e çamçakëzit, e më pas ajo instaloi 11 kuti të posaçme për të përforcuar mesazhin se çamçakëzi mund të riciklohet nëse është deponuar me përgjegjësi e po ashtu dha qindra gota kafeje të bëra nga çamçakëzët e ricikluara për studentët e vitit të parë në një universitet britanik.

Pas realizimit të procedurave, Anna ka arritur të sjell këpucë me gomë të punuara nga çamçakëzët e ricikluar, një palë çizme nga po i njëjti material si dhe gjëra të tjera të përdorshme, njofton Klan Kosova.

Çamçakëzët janë lloji i dytë i mbeturinave të hedhura në rrugë, pas materialeve të cigareve.

lajme të ngjashme