Divorcohet Dickinson, ndan pasurinë 105 milionë euro NULL NULL 03.11.2019 15:00 03.11.2019 15:00 Frontmeni i grupit Iron Maiden do të përballet me një betejë shumëmilionëshe divorci me gruan me të cilën ishte i martuar gati 30 vjet. Bruce Dickinson vitin e kaluar është ndarë në heshtje nga Paddy Bowden, nëna e tre fëmijëve të tij, transmeton Klan Kosova. Procedurat e divorcit nuk kanë filluar, por tash është zbuluar se ylli i heavy metalit është zhvendosur për të jetuar me superfansen e tij Lean Dolci, trajnere fitnesi 15 vjet më e re se ai, në shtëpinë e saj në Paris. Lean Dolci Procesi i divorcit do të përfshijë pasurinë prej 105 milionë euro. Një burim për gazetën Mirror tha se Lean ka qenë gjithmonë fanse e madhe e Iron Maiden, ndërsa i ka ndjekur ata për rreth 10 vjet. “Ajo dhe Bruce janë afruar shumë gjatë vitit të kaluar – madje i ka takuar edhe fëmijët e tij”. Në një intervistë të fundit, ai konfirmoi se tashmë jeton në Paris me të dashurën. Në vitin 2015, karriera pothuajse i përfundoi pasi njoftoi se po luftonte me kancerin e fytit kur kuptoi se kishte dy tumore në gjuhën e tij. U diagnostifikua me kancer pak para Krishtlindjeve dhe pati trajtim shtatëjavor të kimioterapisë dhe radiologjisë. Artisti më vonë shkroi për betejën e tij me kancerin në autobiografinë e tij të vitit 2017: “What Does This Button Do?”. Dickinson më pas i tha revistës Rolling Stone se kanceri ia ndryshoi këndvështrimin e tij për jetën. Martesa e çiftit hyri në krizë, ndonëse nuk kishin plane të menjëhershme për divorc. Ndarja ligjore mund t’ia përgjysmojë pasurinë prej 90 milionë funtash (105 milionë euro). Bruce Dickinson me ish-bashkëshorten Paddy Bowden Dickinson theksoi në një intervistë se është përpjekur që jetën familjare ta mbajë jashtë opinionit publik. Këngëtari mbetet aktiv në turne me grupin e njohur për hitet “Number of the Beast”, “Run To The Hills” dhe “Can I Play With Madness”. Dickinson – i cili u largua nga grupi në vitin 1993, për t’u bashkuar në 1999 – është i famshëm dhe i dashur për energjinë e tij në skenë, si dhe gamën e gjerë vokale. Iron Maiden u formuan në Leyton, lindje të Londrës, në vitin 1975, dhe kanë shitur 80 milionë albume. Kanë fituar çmime të shumta, duke u bërë një nga bendet më të suksesshme të muzikës bashkëkohore.