“Ditët e Nënës Terezë”: Mezzosopranoja Mehmedi shkëlqen në skenë NULL NULL 29.08.2025 07:50 29.08.2025 07:50 Besiana Mehmedi Mezzosopranoja, Besiana Mehmedi mbylli me sukses “Ditët e Nënës Terezë”, koncert ky që u mbajt në Katedrale të kryeqytetit. Në emisionin “Ora Shtatë”, Mehmedi thotë se ishte përvojë e shkëlqyer, paraqitja e saj në këtë koncert, transmeton Klankosova.tv. “Ditët e Nënës Terezë u hapën me këtë koncert solemn, dedikuar Shën Nënë Terezës. Synimi ynë ishte të kthejmë emocionin e 25 viteve më parë, të rikthejmë figura që për gjeneratën e re mund të jenë të panjohura”, u shpreh tutje Mehemedi. Ndër të tjera, ky koncert u mbajt në ditën e lindjes së Nënë Terezës.