Përmbyllen “Ditët e Agimit” NULL NULL 03.05.2015 15:24 03.05.2015 15:24 Dita e tretë, që shënon përmbylljen e Manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2015”, ka nisur me homazhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit - komandant Katanës. I pari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Agim Ramadani u flijua që të gjithë shqiptarët të jetojnë të lirë e të bashkuar. “Gjaku i derdhur, thyerja e kufirit, mbeten simbolika më e madhe e tij, që Agimi dhe bashkëluftëtarët e Brigadës 138 dhe të gjithë bashkëluftëtarët e luftës çlirimtare, e kanë vulosur njëherë e përgjithmonë këtë ditë të bardhë në Kosovë dhe Gjilan”, tha Haziri. Manifestimi i cili ka filluar në orën 11 në fshatin Zhegër të Gjilanit, do të vazhdojë me “Krosin e Lirisë” që nisë nga varri i Idriz Seferit e deri te kroi i Agimit, për tu përmbyllur me tubimin qendror “I këndojmë Agimit”. Manifestimi ka nisur me 1 maj me një turnir të vogël në futboll dhe me flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares, ndërsa dje është mbajtur ora e madhe letrare “Muza e Agimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.