Ditën e martesës, nusja qëllohet për vdekje në Francë NULL NULL 23.06.2025 08:21 23.06.2025 08:21 Një nuse u vra me armë në natën e dasmës në fshatin Goult, pranë qytetit Avignon në Francën juglindore, pasi persona të maskuar hapën zjarr. Një nga sulmuesit u vra gjithashtu në përplasjen me armë, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar mbetën rëndë të plagosur. Policia po kërkon disa persona të dyshuar që arritën të arratisen. Mendohet se ngjarja lidhet me larje hesapesh për drogë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 të mëngjesit të dielën, kur çifti po largohej nga salla e dasmës. 28 persona ndodheshin aty në atë moment. Salla ishte rezervuar që në mars nga njerëz që nuk jetojnë në fshat. Kryetari i bashkisë u shpreh i tronditur dhe tha se ky është rasti më i rëndë në fshat në 125 vitet e fundit. Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova E dhimbshme për familjen Bytyqi në Ferizaj: Sot i jepet lamtumira fëmijës 3-vjeçar që vdiq tragjikisht 2 minuta më parë
Kosova Rasti tragjik në familjen në Ferizaj - Këto janë temat që do të trajtohen në ‘Kosova Today’ 20 minuta më parë
Kosova Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat 30 minuta më parë